×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet katër komisione parlamentare

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Në kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, komisioni për Buxhet dhe Transfere, komisioni për Integrim Evropian, janë këto katër komisionet që do të mblidhen sot.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të mblidhet në ora 10:00 ku veç miratimit të rendit të ditës, do të jetë edhe takimi me përfaqësuesit e komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. Më pas si pikë e tretë e rendit të ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, më pas shqyrtimi i projektligjit për peticione si dhe të ndryshme.

    Një orë më pas, 11:00 do të mblidhet edhe komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, kurse në ora 13:00 do të mblidhen deputetët e komisionit për Buxhet dhe Transfere. Ku në këtë komision si pikë e rendit të ditës është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/1-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256. Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Ndërsa, komisioni për Integrim Evropian do të mblidhet në ora 13:30 ku do të bëhet shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020-2024 ku do të jetë i ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pranoi të flasë për media pak para vazhdimit të sotëm të 23 –të të seancës konstituive...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci i cili veç dy ditë më parë u mbajt për plot pesë orë në Prokurorinë...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka  marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, foli për bllokadën e rrugëve nga bizneset. Ai tha se “ka...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i zhvillimeve në vend, Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth vendimeve të ZRRE-së për rrymën. “Sapo tha live në...
    Lajme29 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari, sot ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna i është bashkuar protestës së bizneseve, ku po kundërshtojnë vendim e ZRrE-së për liberalizimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë patrullimet rutinë në të gjithë territorin e...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave ekonomike të Qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.