×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen pesë komisione parlamentare

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen 5 komisione parlamentare.

    Komisioni për Buxhet dhe Transfere, komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Perona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Republikës së Kosovës si dhe komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, janë pesë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot.

    Komisionit për Buxhet dhe Transfere që do të mblidhet në ora 10:00, në rend të ditës ka miratimin e rendit të ditës, për të vazhduar më pas edhe me shtatë pika të tjera.

    Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të Komisionit, shqyrtimi i Raportit vjetor të punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar Konkurrencës për vitin 2019, shqyrtimi i Raporti vjetor financiar i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2021, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2021/02, të ndryshme, janë pikat për të cilat mblidhet sot komisioni për Buxhet dhe Transfere.

    Edhe komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhet në ora 10:00.

    Miratimi i rendit te ditës, miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 22.07.2020; 29.07.2020; 12.08.2020 dhe 13.08.2020, shqyrtimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar, shpallja e konkursit për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, të ndryshme”, janë pesë pikat e këtij komisioni.

    Po ashtu në ora 10:00 do të mblidhet edhe komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

    Në rend ditë kanë miratimin e rendit të ditës, miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara e për të vazhduar edhe me pikën e tretë që është shqyrtimi i draftit të Projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje si dhe pika e katër që ka të bëjë me të ndryshme.

    E edhe sot në ora 11 mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Derisa dje në këtë komisioni fillimisht ka raportuar ish-menaxheri i karantinës në Qendrën e Studentëve ku vdiq Agon Musliu dhe më pas raportoi edhe babai i të ndjerit, për këtë rast do të raportoj edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish zëvendës ministër i shëndetësisë.

    E në ora 13:00, do të mblidhet komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të diskutohet për reformat në arsim në komunën e Kamenicës e ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trëndafilova, e cila...
    Lajme09 Maj 2025
    Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke e...
    Lajme09 Maj 2025
    Komisioni Evropian ka "nisur punën" drejt heqjes graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, është konfirmuar nga ky institucion. Në një përgjigje me...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2025
    Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë...
    Lajme09 Maj 2025
    Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese, Mazllum Baraliu, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e AAK-së për ta dërguar në...
    Lajme09 Maj 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të...
    Lajme09 Maj 2025
    Një 34-vjeçar mbeti i vdekur sot në Rrugën B në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i prehtë,...
    Lajme09 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte në Rrugën B, ka humbur jetën dizjaneri i njohur, Festim Isufi. Për vdekjen e tij ka reaguar dizjanerja...
    Lajme09 Maj 2025
    Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës ka hyrë në një fazë edhe më të thellë, pas dështimit të njëpasnjëshëm për zgjedhjen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.