×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mblidhen për festë të fshehtë në bunker, helmohen 25 persona në Norvegji

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Njëzet e pesë persona janë dërguar në spital me helmim nga monoksidi i karbonit pasi morën pjesë në një festë të paligjshëm në një bunker të kryeqytetit norvegjez, Oslo.

    Pesë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Mes të helmuarve janë edhe dy efektivë policie që hynë t’i jepnin njerëzve të mbledhur në bunker ndihmën e parë. Autoriteteve vendase besojnë se helmimi u shkaktua nga gjeneratorët që pjesëmarrësit në festë kishin marrë me vete.

    Rreth 200 persona kishin qenë sipas policisë në eventin “Rave Cave”. Efektivët e zbuluan rastësisht se çfarë po ndodhte kur një patrullë takoi një grup të rinjsh të hutuar. Disa të tjerë dolën nga bunkeri dhe kërkuan një ambulance.
    Tani po verifikohet për të parë se kush e organizoi festën nëntokë, e cila ishte planifikuar prej tre javësh e për shkak të rregullave kundër pandemisë, ishte mbajtur sekret. Shumë nga personat në festë kanë pasur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e pa ngjyrë, i cili prodhohet nga djegia jo e plotë e karburanteve me bazë karboni, përfshirë naftën./tch/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.