×
  • Ekonomi
  • Sigurime

    Mbi 2,2 milionë euro dëme të shkaktuara nga traktorët e pasiguruar

    FrontOnline
    09 Shkurt 2022

    Më shumë se 2,2 milionë euro ka arritur deri më tash shuma e mjeteve që Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka paguar për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga traktorët e pasiguruar. Përfaqësues të BKS-së apelojnë të fermerët që t’i regjistrojnë mjetet e tyre, pasi që sipas tyre në rast të aksidenteve pa sigurim BKS-ja kompenson palën e dëmtuar, por më pastaj të gjitha mjete rimbursohen nga shkaktari i aksidentit.

    Shuma të konsiderueshme të mjeteve edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen nga Byroja Kosovare e Sigurimit për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga traktorët në gjithë Kosovën. Referuar të dhënave zyrtare që kaBKS-ja, deri më tash shuma e mjeteve që janë paguar për këtë qëllim ka kaluar 2.2 milionë euro e që paraqet  një barrë shumë të madhe për Byronë Kosovare të Sigurimit.

    Drejtori i BKS-së Sami Mazreku apelon te fermerët që të regjistrojnë mjetet e tyre të punës, pasi që sipas tij në rast të aksidenteve pa sigurim BKS-ja kompenson palën e dëmtuar, por më pastaj të gjitha mjete rimbursohen nga shkaktari i aksidentit.

    “Aksidentet e shkaktuara nga traktorët e pasiguruar janë shumë të rënda, pasi që në disa raste traktorët dalin në rrugë pa sigurim, pa shenja të sinjalistikes, pa drita…etj., e që paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Ne kërkojmë nga fermerët që sa më parë t’i sigurojnë traktorët e tyre, pasi që në rast të aksidentit e gjitha barra qoftë për kompensim të demit, qoftë për trajtim të të lënduarave të mundshëm bie direkt mbi ta. Në bazë të ligjit BKS-ja e kompenson palën e dëmtuar, por më pastaj të gjitha mjetet i rimburson nga shkaktari i aksidentit”, ka thënë për “iSIGURIME” drejtori i BKS-së Sami Mazreku.

    Gjithnjë bazuar në të dhënat e siguruara shihet se në një rast BKS-ja është dashur të kompensojë  një shumë prej më shumë se 43 mijë euro nga aksidenti i shkaktuar nga një traktor i pasiguruar.

    Në një rast tjetër gjithashtu BKS-ja ka kompensuar palën e dëmtuar në shumën mbi 15 mijë euro, e në shumë raste mbi 10 mijë e nën 10 mijë euro.

    Në anën tjetër përfaqësues të BKS-së thotë se së fundmi janë duke u marrë në mënyrë intensive me regrese, por sipas tyre në këtë drejtim problem paraqesin edhe gjykatat të cilat në masë të madhe vonojnë trajtimin e lëndëve.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Gusht 2023
    Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të...
    Ekonomi03 Nëntor 2022
    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë...
    Ekonomi30 Shtator 2022
    Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.