×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: Kosova vazhdon të mbetet jashtë sistemit të ‘Kartonit të Gjelbër’

    FrontOnline
    27 Gusht 2023

    Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të pamundur të jetë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër. Kështu tha drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, BKS, Sami Mazreku, i cili konsideron se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike nga ana e Kosovës.

    Duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e ka të pamundur të jetë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër. Kështu tha për Radio Kosovën drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, i cili tha se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike në këtë drejtim.

    “ Byroja e Kosovës i ka të rezervuara rreth 7 milionë euro edhe pse kjo shumë është më e madhe se ajo që kërkohet nga Këshilli i Byrove, mirëpo duke qenë se nuk jemi pjesë e OKB-së nuk po mundemi të bëjmë zgjidhje për sa i përket Kartonit të Gjelbër”, tha ai.

    Mazreku tha se është tentuar përmes një shteti tjetër për të qenë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, por nuk ka qenë e mundur për shkak të problemeve politike.

    “Ne kemi tentuar përmes një shteti tjetër mirëpo Këshilli i Byrove po thotë ju keni probleme politike”, theksoi ai.

    Sipas Mazrekut, Kosova në këtë mënyrë mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk është anëtare e Këshillit të Byrosë Evropiane, edhe pse i ka plotësuar kushtet teknike.

    “Duke qenë se Kosova është shtet i ri dhe ka probleme me mosnjohje nga disa shtete përreth po ashtu ka probleme politike të cilat nuk e kanë mundësuar që Kosova të jetë pjesë e OKB-së. Ne jemi angazhuar që gjatë këtyre dy viteve ato që janë teknike t’i plotësojmë”.

    Mazreku më tej tha se tashmë janë duke pritur një raport nga Këshilli i Byrove. Ai tha se duhet gjetur ndonjë variant tjetër për të qenë pjesë e këtij Këshilli. Kartoni i Gjelbër është një certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve, e cila pranohet nga autoritetet e të 47 vendeve, ku Kartoni i Gjelbër është i vlefshëm.

    Nga Rubrika
    Ekonomi06 Shkurt 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në mandatin e radhës, në qeverisjen e Kurtit, paga minimale do të...
    Ekonomi03 Shkurt 2025
    Iniciativa për bojkotin e marketeve, e cila ka nisur fillimisht në Kroaci me të vazhduar edhe në Malin e Zi, Maqedoninë e...
    Ekonomi02 Shkurt 2025
    Më 6 shkurt bëhet dy vite nga lansimi i platformës “Super-puna”, përmes së cilës ekzekutivi i vendit i subvencionon punëdhënësit duke paguar...
    Të tjera
    Lajme10 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Malishevës, raporton Front Online. Sipas rezultateve të KQZ-së,...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha një rezultat të qartë për krijimin...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Obiliqit, raporton Front Online. Sipas rezultateve të KQZ-së,...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike. Deri më tani janë numëruar 88.04%...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arritur që të votohet më së shumti në Komunën e Deçanit,...
    Lajme10 Shkurt 2025
    Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe djali i tij, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.