×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 2 mijë raste aktive dhe mbi 3 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë, vazhdon të jetë i lartë.

    Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 deri më sot ka arritur në 5,877 raste nga 31,541 persona që janë testuar si të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, ditëve të fundit kemi pasur numër të madh edhe të personave të shëruar.

    Deri më sot janë shëruar 3,069 pacientë, ndërkaq numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2,669.

    IKSHPK ka apeluar te qytetarët, bizneset dhe gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    “Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Arianit Elshani i PDK-së me anë të një statusi në Facebook ka sqaruar pozicionimin e PDK-së në mbledhjen e KQZ-së. Lista Serbe...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka propozuar krijimin e një Bordi të Përbashkët Profesional...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y.A., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sugjeruar se është në favor të lejimit të TikTok-ut të vazhdojë operimin në Shtetet e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ukraina ka marrë një këst prej 1.1 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 902 gjoba dhe ka hequr 12 patentë shoferë. Po ashtu...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës së Partive Politike për certifikimin e Listës Serbe dhe të listës së 48 kandidatëve të saj për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në mbledhjen e Kuvendit zgjedhor të saj ka zgjedhur anëtarët e rregullt. Kuvendin zgjedhor...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar listën finale për unifikimin e çmimeve të barnave. Ai në një postim në Facebook shkruan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.