
Franca ka raportuar 642 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 19.323.
Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan se midis vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit, 368 po trajtoheshin në spital, ndërsa 278 ishin në shtëpi pleqsh. Autoritetet po ashtu njoftojnë se pacientët që po trajtohen në kujdes intensiv shënuan një ulje, gjegjësisht duke rënë në 5.833 nga 6.027 sa ishin dje.
Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 111.822, me 2.569 raste të raportuara në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 35.983.