Qyetarët të shumtë edhe në këtë vikend janë parë duke hyrë në Shqipëri.
Mëngjesi i së shtunës në pikën kufitare në Vermicë ka qenë më i ngarkuar por që nuk ka pasur pritje të gjata.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orëshin e fundit, nga territori i Kosovës kanë dal 13 mijë 275 persona, kurse kanë hyrë 7 mijë e 702.
“Të dhënat për numrin e automjeteve dhe personave që kanë hyrë dhe dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Vermisë me datë 15.08.2020 janë: totali I kontrolluar I automjeteve në hyrje 3540, kurse në dalje 4231. Ndërsa totali i kontrolluar I pasagjerëve në hyrje ka qenë 7702, në dalje janë regjistruar 13275”, ka bërë të ditur policia e Kosovës
Qytetarët thonë se nuk po presin gjatë. “Do të shkojmë për tri kater dite, pasi e kemi gjete një vend pak sa me te izoluar. Ne kufi nuk pati pritje te mëdha”, tha për rtv 21, Arbënor Pajaziti, një qytetar nga Kosova.