×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Në Selinë Qendrore të KOSTT-it u mbajt mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, konform vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.07-V-023, për përzgjedhjen e Bordit të Drejtorëve të KOSTT, e cila u miratua me datë 10 korrik 2020, me përbërje nga Kryesuesi i Bordit Jeton Mehmeti, dhe anëtarët Arben Dodaj dhe Nebih Zariqi. Sipas pozitës dhe funksionit Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it Ilir Shala është po ashtu anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe me këtë përbërje Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it është funksional. Anëtarët e tjerë pritet të përzgjedhen pas rishpalljes së konkursit nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe përzgjedhjes së tyre nga Kuvendi i Kosovës.

    Nw komunikatwn e KOSTT-it thuhet se pas miratimit të rendit të ditës, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Ilir M.Shala informoi Bordin e Drejtorëve me zhvillimet në KOSTT, prej përzgjedhjes së tij në këtë pozitë 01.03.2018 e deri më sot, duke informuar për të arriturat e KOSTT-it në realizimin e objektivave të kompanisë, të arriturat në rrafshin e brendshëm në sektorin e energjisë dhe atë të jashtëm, në raport me pavarësimin energjetik të KOSTT-it dhe operimin e pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes historike të krijimit të Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri si dhe Marrëveshjen tjetër historike KOSTT – ENTSO-E, nënshkruar më 30.06.2020 si dhe me sfidat dhe problemet, që KOSTT është ballafaquar deri më tani.

    Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e autorizuar e aksionarit të KOSTT-it, Kuvendit të Kosovës, Learta Hollaj, me ç’rast në fjalën e saj i uroi punë të mbarë Bordit të Drejtorëve si dhe njëkohësisht përgëzoi menaxhmentin dhe gjithë punonjësit e KOSTT-it për të të arriturat në këtë periudhë, duke theksuar se ndërmarrja KOSTT është kompani me reputacion edhe në arenën ndëkombëtare, dhe se këtë frymë të punës, angazhimit profesional dhe konstruktiv të deritanishëm duhet ruajtur dhe avansuar edhe më tutje nga i gjithë Bordi i Drejtorëve, menaxhmenti dhe punonjësit.

    Konstituimi Bordit te Drejtorëve, do të ndikojë pozitivisht në zbatimin e obligimeve ligjore dhe atyre të përcaktuara me licencë lëshuar nga ZRrE, si Operator i Sistemit Transmetues dhe Tregut të Energjisë Elektrikë në Republikën e Kosovës, në funksion të operimit të sigurt dhe të besueshëm të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike në Kosovë si dhe mbarëvajtjen e proceseve, nëpër të cilat po kalon KOSTT.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.