Kryetarja e Komisionit për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitja në mbledhjen e sotme të komisionit ku ka raportuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se më 20 qershor të marrin masa të reja për pikat kufitare.
Reshitaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë mbledhje është diskutuar edhe rritje të testimeve për COVID-19, përcjell Gazeta Insajderi.
“Ishin të mirëseardhura vendimet për qytetarët dhe komisionin që kanë të bëjnë me respektimin e masave të bazuara në Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid 19, masave të reja për pikat kufitare nga 20 qershori, si dhe rritja e numrit të testimeve për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Reshitaj.