I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se udhëheqësit e Kosovës e Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar këshilltari politik gjerman në partinë e Angela Merkel, Martin Henze, i cili shprehet se “Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, pasi ajo kërkon vetëm kthim të territoreve”, transmeton Standard.
Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, ajo kërkon kthim të territoreve. Nuk dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, pasi kjo është e lidhur me anëtarësimin në NATO. Rruga e vetme e Kosovës është anëtarësimi në BE. Rama i ka zgjatur dorën Serbisë, kjo është tradhti,- shkruan Henze në një postim në Twitter.