×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshjet për hekurudhën dhe hidrocentralin pritet të nënshkruhen në shtator

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës pritet të mbahet pas mesit të shtatorit në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e cila bashkë me homologun Erion Braçe është e ngarkuar për përgatitjen e mbledhjes së dy qeverive. Balaj-Halimaj ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruhen tri marrëveshje të “mëdha”.

    “Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit. Javën e kaluar kam pasur takim me Këshillin Organizativ dhe jemi në punë e sipër për t’u koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës. Janë tri marrëveshje, më të mëdha do t’i quaja, e para është dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka thënë zv.kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, shkruan KOHA.

    “Eliminimi i të gjitha barrierave që po pamundësojnë jetësimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më herët, siç është unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesa e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimeve të barnave esenciale -janë disa probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje nga qeveritë respektive”.

    Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në shtator në Shkodër e ka paralajmëruar një muaj më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë e lidhur me COVID-in të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit”, ka thënë Rama.

    Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për veprime praktike krahas mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta.

    “Tanimë është bërë një praktikë bashkëpunimi jonë, i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Unë besoj që tash duhet të kalojmë në terma shumë praktikë të bashkëpunimit tonë të përditshëm”, ka deklaruar Hoti gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

    Paraardhësi i Hotit, ish-kryeministri Albin Kurti, ka pohuar se midis Shqipërisë e Kosovës janë nënshkruar 77 marrëveshje, por asnjëra prej tyre nuk ka gjetur zbatim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.