×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Marrëveshja e Uashingtonit ndërmjet përfitimit ekonomik dhe politikës

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Marrëveshja e nënshkruar  në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik po konsiderohet si e rëndësishme dhe me përfitime nga ekonomistët në Kosovë.

    Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, (OEAK) Arian Zeka, në një intervistë për Front Online ka thënë se kjo marrëveshje do t’i sjellë Kosovës përfitime si në infrastrukturë e poashtu edhe rritje të konkurrencës së bizneseve në Ballkan dhe përkrahje financiare për bizneset e vogla dhe të mesme.

    “Zhvillimi i infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, si dhe vendosja e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe lidhja me portet në Detin Adriatik, do t’u ofrojë kompanive nga Kosova mundësi më efikase të transportit suke rritur përparësitë e tyre konkurruese. Kosova pa mëdyshje do të shndërrohet në nyje të rëndësishme transporti në Ballkan. Dy institucionet financiare amerikane Korporata Financiare Zhvillimore dhe Banka Eksport Import do të ofrojnë përkrahje financiare për zhvillimin e infrastrukturës por edhe do të lehtësojnë qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka thënë Zeka.

    Pjesë e kësaj marrëveshje është që Kosova t’i bashkohet nismës rajonale të “Mini-Shengenit”, për të cilën Zeka konsideron që do të rris bashkëpunimin ekonomik në mes të shteteve dhe do të ndikoj në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe rritje ekonomike e krijim të vendeve të punës për qytetarët.

    “Përmirësimi i lidhjeve do të ndikonte në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve, si dhe do të mundësonte zbatimin e parimeve të zonës së “mini-schengenit”, pjesë e të cilës tashmë do të jenë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto do të ndikonin në përmirësimin e imazhit për Kosovën dhe rritjen e investimeve të huaja, e rrjedhimisht edhe të përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës”, ka thënë ai për Front Online.

    Rukiqi: Marrëveshja e Uashingtonit më shumë ka marr konotacion politik sesa ekonomik

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, shprehet më i rezervuar sa i përket kësaj marrëveshje.  Sipas tij, kjo marrëveshje ka marrë më shumë konotacion politik sesa ekonomik, por që pikat e saj mbi ekonominë janë  të një rëndësie të madhe.

    “Kjo është politizuar edhe pse është quajtur marrëveshje për normalizim ekonomik ka marrë më shumë konotacion politik sesa që ka diskutime në substancën e saj. Ka një substancë brenda asaj marrëveshje që është ekonomike, janë pjesa për infrastrukturën, energjinë, për “Mini-Shengenin”, për lehtësimin e kalimit, kufitar dhe një zotim edhe për  përkrahje  të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga fondet e ndryshme amerikane, të cilat mund të jenë prezentë në rajon dhe të cilët veç e kanë dhënë zotimin se do të jenë prezent”, ka thënë Rukiqi për Front Online.

    Rukiqi për Mini-Shengenin: Kosova veç po i implementon ato që i parasheh kjo nismë

    Kurse lidhur me përfshirjen e Kosovës në “Mini-Shengenin”, Rukiqi shprehet se Kosova nuk humb nga kjo pasi si vend veç është e hapur për shumicën e vendeve të rajonit, dhe ato që përfshihen në këtë nismë veç se Kosova po i zbaton në raport me rajonin.

    “Ka një zotim amerikan për investime të caktuara por të cilët kërkojnë që tregu rajonal të jetë stabil, treg i integruar në tregje të tjera ndërkombëtare. Sa i përket përfitimeve dhe çka humbim, ne nuk humbim asgjë  për shkak se Kosova veç është e hapur në raport me vendet e tjera. Ajo çka i parasheh “Minishengeni”, Kosova veç i ka të implementuara me shumicën e vendeve të rajonit”, ka thënë Rukiqi për Front Online.

    Rukiqi skeptik sa i përket realizimit të “Mini-Shengenit”

    Rukiqi shprehet skeptik për sa i përket vënies në praktikë të iniciativës së “Mini-Shengenit”, ku sipas tij nëse hiqen protagonizmat politik mund të përfitohen, por që e kaluara ka treguar se me ndërhyrjen e politikës në nisma ekonomike nuk e kanë dhënë rezultatin e pritur.

    “Nëse “Minishengenit” i hiqet ky mbështjellësi politik i portagonizmit të tepruar atëherë mund të ketë përfitime për shkak se nëse trajtohen ato çka janë paraparë aty, të sigurohen 4 liritë e lëvizjes, ne mundemi me eleminu një pjesë të mirë të pengesave që i kemi me një pjesë të vendeve të rajonit.

    Por kjo nuk është e garantuar sepse ka pasur edhe iniciativa të mira në të kaluarën, për shkak të këtyre kokëfortësive  dhe tendencës të politizimit asnjëra nuk e ka dhënë rezultatin e duhur”, ka thënë Rukiqi.

    Gërxhaliu: Me marrëveshjen në Uashington kthehet vëmendja te Kosova

    Kurse për njohësin e çështjeve politike, Safet Gërxhaliun, kjo marrëveshje është e një rëndësie ekonomike të pakontestuar pasi rikthehet vëmendja tek Kosova si në aspektin politik dhe në atë ekonomik.

    “Kjo marrëveshje ka në vete multidimensionalitet, është e rëndësisë ekonomike të pa kontestuar, është e rëndësisë politike dhe strategjike dhe e rëndësisë psikologjike, po ndodh në kohën kur Kosova ka qenë në fund në aspektin politik, në atë ekonomik dhe një moment i tillë është një rikthim i Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Gërxhaliu.

    Për Gërxhaliun implementimi I marrëveshjes së Uashingtonit varet nga Kosova më shumë se sa nga ShBA-ja dhe Serbia.

    “Suksesi i kësaj marrëveshje nuk varet më nga Amerika, nga Beogradi  varet nga Prishtina dhe nga spektri politik në Kosovë sa ne do të jemi të gatshëm për dialog, për fizibilitet, për sakrificë, për kompromis.

    Suksesi dhe implementimi i saj shumë më tepër është në duart e kosovarëve se sa në të Amerikës dhe të Serbisë”, ka thënë ai .

    Gërxhaliu për “Mini-Shengeni”: Kosova nuk duhet të ketë frikë të jetë pjesë e kësaj nisme

    Sipas Gërxhaliut nismat rajonale duhet të  shfrytëzohen nga Kosova që të përfitohet sa më shumë, ashtu sikur edhe me “Minishengenin”, pasi Amerika dhe BE-ja e shohin rajonin si tërësi dhe jo ekonomi të ndara.

    “Integrimi në familjen evropiane nuk duhet të analizohet gjithmonë vetëm nga dimensioni politik por edhe nga ai ekonomik dhe duhet të kuptohet që orientimi amerikan dhe procesi i Berlinit Ballkanin e sheh si tërësi. Ne nuk duhet të kemi frikë nga këto iniciativa por duhet të kemi frikë nga përgatitja jonë për të u ballafaquar me këto sfida”, ka thënë ai për Front Online.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.