Autoritetet shtetërore të Maqedonisë Veriore pritet ta përfillin kërkesën e autoriteteve të Kosovës dhe Ministrit të Shendetësisë Armend Zemaj, që qytetarëve dhe bizneseve t‘u mundësohet lëvizja pa barriera në kufij, duke hequr kufizimet në pikat kufitare dhe kërkesën për testet PCR.
Zyrtarët e Qeverisë në Shkup e paralajmëruan heqjen e testit të Covid19 për qytetarët e Kosovës.
Maqedonia Shumë qytetarë dhe biznese kanë shprehur shqetësimin se s’po mund të qarkullojnë lirshëm në kufijtë ndërshtetërorë pa pasur testin e Covid-19.
Ministri Zemaj përmes ambasadorit në Shkup z. Gjergj Dedaj ka kërkuar që kjo çështje e heqjes së testeve për qytetaret e Kosovës të adresohet tek organet kompetente të Maqedonisë Veriore.
Pritet mirëkuptim nga ana e shtetit fqinjë.
Që do të pasoj mënjeherë me vendim të ri të Qeverisë së Kosovës për ta hequr këtë barrierë edhe për qytetarët e Maqedonisë që ta kalojnë kufirin pa test të Covid18, masë të cilën e ka vendosur edhe pala e Kosovës.