×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut sot feston pavarësinë

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi.

    Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

    Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina…

    Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

    Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, prë shkak të emrit, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me Greqinë ishte arritur më 17 qershor 2018, sipas së cilës vendi emërtohej si Maqedonia Veriore.Maqedonia Veriore deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 170 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 135 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.Gjatë viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia Veriore kaloi në një sërë problemesh dhe vështirësish, derisa sivjet u bë anëtarja e tridhjetë e Aleancës Veri-Atlantike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Sipas raportimeve, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka pranuar se mandatet e tij në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me përfaqësues të Sindikatave të Bashkuara. Berisha u ndal te tarifat...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump postoi të premten një video që supozohet se tregon dhjetëra luftëtarë Huthi duke u vrarë në një sulm...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkallën më të lartë në...
    Lajme05 Prill 2025
    Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe i KFOR-it, kolonel Alberto Santini, kryesoi Paradën e Medaljeve të Karabinierëve italiane dhe moldave në Prishtinë....
    Lajme05 Prill 2025
    Gazetari i ekonomisë, Mehmet Gjata, ka kundërshtuar kërkesën e re për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur atë të...
    Sport05 Prill 2025
    Mosmarrëveshja e Barcelonës për kufirin e tyre të pagave është një dëshmi se planifikimi për afatin kalimtar veror para kohës është diçka...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë...
    Kronika05 Prill 2025
    Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person. Sipas policisë, i lënduari është duke u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.