×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut: Probleme të vjetra – qeveri e re

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI kanë një shumicë të vogël parlamentare dhe mosbesimi ndaj tyre është shumë i madh, gjë që mund të ndikojë në stabilitetin e qeverisë.

    Një ndjenjë entuziazmi dhe shprese mbizotëroi pasi partia socialdemokrate, LSDM, dhe partia më e madhe etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), formuan në maj 2017 qeverinë që i dha fund sundimit dhjetëvjeçar të partisë nacionaliste VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Rreth tre vjet më vonë lajmet se këto dy parti do të vazhdojnë të qeverisin u pritën me emocione të përziera dhe zhgënjimi mbizotëron ndaj optimizmit.

    Marrëveshja erdhi një muaj pasi socialdemokratët fituan zgjedhjet parlamentare, por nuk arritën të sigurojnë vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri të vetën. Socialdemokratët e Zoran Zaevit kanë në parlament 46 deputetë dhe së bashku me 15 anëtarët deputetët e BDI-së vetëm një shumicë fare të vogël në parlamentin me 120 deputetë. Por shumica e vogël në parlament nuk është treguesi i vetëm i një paqëndrueshmërie dhe paqartësie të pashmangshme politike.

    Kthesë politike prej 180 gradësh

    Zhgënjimi i përgjithshëm publik nga qeveria dhe pandemia e koronavirusit bënë që pjesëmarrja në votime të ishte më e ulëta në historinë e vendit. Kjo e bëri të domosdoshme formimin e një qeverie të re koalicioni.

    “Shteti do të vazhdojë të jetë i sigurt, përparimtar dhe i suksesshëm”, tha Zaevi të martën (18.08) kur njoftoi gjatë një konference të përbashkët shtypi me kreun e partisë BDI, Ali Ahmeti, për marrëveshjen për koalicion. Ahmeti, ish-luftëtar guerilas, partia e të cilit përfaqëson shumicën e pakicës etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, u përgjigj në mënyrë të ngjashme dhe plot kënaqësi. Të dy politikanët bënë pra një kthesë 180 gradë nga periudha e fushatës elektorale dhe nga viti i fundit i qeverisë së mëparshme, kur ata nuk i kursyen sulmet ndaj njëri-tjetrit.

    Sidoqoftë tre vitet e mëparshme të qeverisjes së përbashkët nuk ishin vetëm problematike dhe të pasukseshme. Qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Zaevi arriti të lidhë marrëveshje historike me Greqinë dhe Bullgarinë fqinje dhe duke i shtuar “e Veriut” emrit të vendit e i hapi rrugën për anëtarësimin e plotë në NATO dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Po ashtu u zbatuan edhe disa reforma të brendshme, por ato ishin shumë larg nga sa i duhen vendit për sundimin e ligjit, reformën e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit.

    I vlerësuar si një yll i ri i reformave në politikën e Ballkanit nga ndërkombëtarët, brenda vendit vlerësimi për Zaevin shënoi rënie. Të djathtët e kritikonin se u kishte grabitur identitetin kombëtar pas ndryshimit të emrit të Maqedonisë, kurse liberalët ishin të pakënaqur me ritmin e ngadaltë të reformave të qeverisë. Në pamundësi për të balancuar midis dy kampeve gjatë fushatës dhe në një shoqëri shumë të polarizuar, Zaevi vendosi t’i kundërvihet narracionit nacionalist të opozitës duke mbrojtur marrëveshjen e emrit dhe duke fajësuar BDI-në për reformat e pasuksesshme të vendit. BDI u përgjigj me një agjendë nacionaliste duke kërkuar një kryeministër etnik shqiptar në një qeveri të ardhshme.

    Kompromis i ndërlikuar

    Javët e negociatave të ndërlikuara përfunduan me një marrëveshje kompromisi, sipas së cilës Zaevi do të marrë detyrën për një mandat të plotë para se t’ia kalojë posin e kryeministrit BDI-së gjatë 100 ditëve para zgjedhjeve të ardhshme që pritet të zhvillohen në vitin 2024. Marrëveshja mund të tingëllojë mirë në teori , por zbatimi praktik i saj lë shumë pyetje të hapura.

    Kjo është një martesë për nevojë dhe komoditet. Nga kjo lidhje nuk pritet ndonjë politikë: vetë historia e fundit e marrëdhënieve midis dy partive dhe e marrëveshjes së koalicionit tregon që më shpejt se vonë që të dyja partitë do të kërkojnë partnerë më të përshtatshëm në parlament. Sipas socialdemokratëve BDI-ja nuk është e gatshme të mbështesë dhe të shtyjë përpara një agjendë qeveritare me të vërtetë reformiste që do t’i hapë vendit rrugën për një anëtarësimi të plotë në BE.

    Nga ana tjetër BDI e sheh Zaevin dhe politikën e tij të “një shoqërie për të gjithë” si një rrezik për promovimin e mëtejshëm të të drejtave etnike shqiptare dhe ekzistencën e vet si një kampion i vetëshpallur i atyre të drejtave. Dhe ndërsa rruga pro-evropiane e vendit nuk duhet të rrezikohet nga asnjë skenar, grindja e brendshme dhe papajtueshmëria e partive në pushtet mund të rezultojnë në një shpërbërje të shpejtë të koalicionit. Ndoshta para zgjedhjeve lokale të planifikuara të zhvillohen vjeshtën e ardhshme./DW

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e saj për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në festimet për Ditën...
    Lajme08 Maj 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas takimit që kryetarët e degëve të kësaj partie e kanë zhvilluar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Donald Trump ka njoftuar zyrtarisht se ShBA-të kanë arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti amerikan njoftoi zyrtarisht marrëveshjen nga Zyra...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2025
    Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, po dyshohet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e...
    Lajme08 Maj 2025
    Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Federale Gjermane, ka organizuar një trajnim taktik për kontroll...
    Lajme08 Maj 2025
    Ish-anëtari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7 ka treguar se gjendet në Strasburg të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Një grua është vrarë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës në Poloni, tha policia. Universiteti tha se ajo ishte...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt Bashkimit Europian. Një muaj pas hapjes se negociatave për “Tregun e Brendshëm”, të enjten...
    Lajme08 Maj 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se sot është kontaktuar nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.