×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut po përballet me krizën më të madhe shëndetësore

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Autoritetet shëndetësore në vend dje regjistruan përsëri një numër të lartë pacientësh me COVID-19. Gjithsej janë regjistruar 193 raste të reja dhe nëntë të vdekur. Kapacitetet spitalore janë të mbingarkuara dhe stafi mjekësor është i rraskapitur.

    Është aktivizuar spitali i montuar, ku tashmë janë akomoduar tre pacientë, ndërsa në trajtimin e të sëmurëve përfshihen edhe tre klinikat më të mëdha private – “Sistina”, “Remedika” dhe “Zhan Mitrev”.

    Pritet që në shtatë ditët e ardhshme numri i pacientëve të shtruar në spital të jetë më i lartë se numri i pacientëve të lëshuar, pas së cilës pritet të ulet numri i pacientëve të pranuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha dje se vendi është në krizën më të madhe shëndetësore deri më tani dhe se i gjithë menaxhimi i klinikave dhe departamenteve është mobilizuar maksimalisht, por se ai beson se sfidës do t’i përgjigjemi me sukses.

    “Asnjëherë nuk jemi përballur me një krizë të tillë shëndetësore. Nuk është aspak e lehtë, por ne gjithashtu kemi njohurinë dhe aftësinë dhe mënyrën e organizimit dhe plani që tashmë po implementohet për të kapërcyer këtë krizë. Deri më tani, kriza është menaxhuar mirë, ne e kemi përgatitur sistemin për këtë skenar dhe tani jemi duke e zbatuar atë”, tha Filipçe.

    Në mjekimin e spitaleve me Kovid-19 kyçen edhe spitalet private Spitalet private “Zhan Mitrev”, “Sistina” dhe “Remedika”. Në tre spitalet kanë protokolle për izolim, në të cilat ,und të mund të mjekohen pacientët tek të cilët është diagnostikuar COVID-19, me qëllim që të lirohet kapaciteti përkatësisht presioni nga spitali “8 Shtatori”, ku zakonisht dërgoheshin këta pacientë.

    Vatër e madhe në vend është Shkupi, ose disa lagje të saja. Intensivisht punohet në identifikimin e kontakteve, me pengesat e zakonshme me të cilën epidemiologët përballen çdo ditë. Intensivisht punohet lidhur me identifikimin e kontakteve që duhet të testohen dhe tjerët që duhet të vendosen në izolim.

    Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Arben Ziberi, shumica e njerëzve të infektuar me coronavirus janë nga grupet ekzistuese ku infeksioni përhapet në mesin e anëtarëve të familjes.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.