×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni Veriore: Viti i ri shkollor, institucionet pa vendim

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk heqë dorë nga rekomandimi që viti i ri shkollor me prezencë fizike të fillojë vetëm për nxënësit nga klasa e parë e deri në të tretën, ndërsa pjesa tjetër e arsimit fillor dhe të mesëm, mësimin ta ndjekin nga distanca.

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi për ALSAT se ky propozim pritet të diskutohet në Qeveri.

    Pavarësisht se akoma nuk ka një vendim përfundimtar, më të shqetësuar për fillimin e mësimit mbeten nxënësit që kalojnë në ciklin e lartë fillor. Mësimdhënësit thonë se mësimi online te këta nxënës mund të shkaktojë vështirësi të shumta.

    “Ato kanë punuar me një mësues e tash do të jenë me 14 arsimtarë të panjohur për çdo lëndë. Do të hasin në vështirësinë e parë ku secili arsimtar ka metodat dhe tiparet për mësimdhënie, vlerësim dhe proces edukativ, problemi me procesin e detyrave, aktiviteteve në shkollë e kështu me radhë. Poashtu secila lëndë i kërkon mjetet përkatëse për mënyrën e realizmit të mësimit të lëndës përkatëse që do të kyçet në klasën e gjashtë”, tha Rushan Fazliu, mësues SHF “Bajram Shabani” Kondovë.

    Ngjashëm do të jetë edhe për nxënësit që fillojnë në vitin e parë në shkollë të mesme. Për t’u adaptuar me rrethin e ri duhet të kalojë thuajse një gjysmë vjetor i shkollës. Kërkohet që të paktën këtyre nxënësve t’u mundësohet kontakt fizik me profesorët dhe nxënësit.

    “Për shembull, brenda ditës kemi 8 orë, mundet ta menaxhojmë grupe- grupe. Ka mundësi, vetëm ta definojnë se si do të jetë, edhe për ne do të jetë më lehtë por edhe prindërit do të jenë paraprakisht të informuar se vitet e para kanë njëfarë mundësi të shkojnë në shkollë, të njoftohen me kujdestarët edhe me prindërit që të kemi njëfarë komunikimi në të ardhmen”, tha Visar Durak, drejtor i shkollës së mesme profesionale “Cvetan Dimov”.

    VMRO-DPMNE ka akuzuar Qeverinë se nuk ka asnjë lloj vendimi për mënyrën e mësimdhënies edhe pse kanë mbetur dy javë deri në fillimin e vitit shkollor. Kjo parti kujton se ka propozuar disa modele për zhvillimin e mësimit, por se qeveria nuk ka guxim për të marrë përgjegjësinë e realizimit të tyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.