×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni e Veriut, nga e marta rihapen xhamitë për besimtarët myslimanë

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Maqedonia e Veriut do të hapë xhamitë duke filluar nga e marta e javës së ardhshme, 12 maj.

    Vendimi është marrë nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) në mbledhjen e mbrëmshme dhe kaë vendosur që nga e marta e ardhshme, 12 maj, xhamitë në mbarë territorin e vendit të jenë në “shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”, pas një pezullimi pothuajse dymujor të faljes së namazit nëpër xhami shkaku i masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19

    “Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmirësimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon:Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive. Vendim hyn në fuqi nga data e sjelljës së tij”, thuhet në vendimin e BFI-së.

    BFI thekson se “gjatë tërë kohës së pezullimit të namazeve me xhemat në xhami, BFI-ja me të gjitha organet dhe institucionet edukativo-arsimore të saja, në përpikëshmëri u është përmbajtur rekomandimeve të institucioneve relevante për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, edhe pse të vetëdijshëm për pasojat e veta. Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame ka qenë i vetmi institucion fetar në vend, që publikisht ka kërkuar nga besimtarët islamë që t`u përmbahen rekomandimeve për ruajtjen e shendetit, edhe pse për këtë askush nga organet kompetente nuk dha ndonjë vlerësim pozitiv për BFI-në, por, përkundrazi disa qarqe të afërta me pushtetin, vazhdimisht e sulmonin BFI-në dhe kreun e saj”.

    Duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik, më 17 mars BFI vendosi pezullimin e faljes së namazit nëpër xhami për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

    Maqedonia e Veriut deri më tani ka raportuar gjithsej 1.572 raste të konfirmuara me COVID-19, prejt të cilëve 1.079 janë shëruar dhe 89 kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.