Dje u regjistrua 198 raste të reja me Covid-19. Numri i rastet aktive në vend është 3.572 persona. Nga të diagnostifikuarit të ri, shumica janë na Shkupi – 83, pasuar nga Sveti Nikolla – 27, Shtipi – 21, Kumanova – 12, Manastiri – 11. Në Gostivar ka 10 raste të reja, Tetovë – 9, Radovish – 7, Struga, Ohri dhe Demir Hisari me tre raste të reja, Prilep, Veles dhe Probistip nga dy raste, ndërsa në Dibër, Koçan dhe Kërçovë një rast.
Janë shëruar nga coronavirusi 97 persona – nga Shkupi – 71, Tetova – 12, Shtipi – 7, Resnja – 2 dhe në Veles, Manastir, Koçan, Probishtip dhe Kërçovë nga një pacient të shëruar.
Katër persona vdiqën ndërruan jetë në moshën 49, 61, 70 dhe 72 vjeç, një pacient nga Shkupi, dy nga Prilep dhe një nga Tetova.
Gjithsej 86 persona janë shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Në ndihmë të oksigjenit janë 38 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në respiratorë.