×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mal i Zi nga sot shtrëngon masat kundër Covid-19

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Që nga mesnata, masa më të rrepta epidemiologjike kanë nisur të zbatohen në Mal të Zi për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve të reja të infeksionit COVID-19, të cilat përfshijnë futjen e shtetrrethimit në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të hotelerisë.

    Masa të rrepta epidemiologjike, të cilat parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.

    Gjithashtu, sonte nga mesnata në të gjithë Malin e Zi, një maskë mbrojtëse është e detyrueshme për të gjithë banorët mbi moshën pesë vjeç.

    Autoritetet shëndetësore regjistruan 116 infeksione të reja sot, ndërsa numri mesatar i infeksioneve të reja ishte rreth 250 në ditë në gjashtë ditët e mëparshme, për shkak të tubimeve politike, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare.

    Aktualisht ka 3.699 raste aktive të infeksionit në Malin e Zi, ndërsa vetëm në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 158.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    CEO i Tesla-s është shfaqur me mavijosje të dukshme rreth njërit prej syve të tij në konferencën e lamtumirës. Dhe ai ka...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i...
    Lajme31 Maj 2025
    Kreu i NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas raportimeve në media për shpenzimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për media para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës ku edhe do të mbahet...
    Lajme31 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council, me të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.