×
  • Lajme
  • Lajme

    Majori amerikan nis ligjeratën në xhaminë e Prishtinës me “Selajm Alejkum”

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Në xhaminë ”Prof. dr. Bedri Kamberi” në lagjen e “Spitalit” ka mbajtur ligjëratë majori amerikan, Cory Van Sloten. Me një fjalim fantastik, majori i IOWA-s ka çmuar lirinë fetare në Kosovë.

    Fjalimi i tij nisi me “Selam Alejkum-Paqja qoftë mbi ju”. Majori amerikan ka bërë thirrje që të lutemi që partneriteti mes Kosovës e Amerikës të rritet edhe më shumë.

    “Jam i nderuar që jam sot këtu. Faleminderit për mikpritjen. Ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga komandanti im. Kosova ka qenë partneri ynë. Nga partneriteti ushtarak, tani kemi partneritet në biznes, arsim dhe më gjerë.

    Të lutemi që partneriteti jonë më Kosovën të rritet. Kam obligim që të siguroj mbështetjen fetare dhe nevojat akomoduese të gjithë ushtarëve, përfshirë edhe ushtarët muslimanë. Gjithë ushtarët kanë të drejt të zbatojnë parimet e fesë së tyre. Liria fetare, dialogu dhe bashkëpunimi fetar përfaqësojnë më të mirën e njerëzimit.

    Besimi im i krishterë thotë se unë duhet ta duaj fqinjin tim. Fqinji im është kushdo dhe çdokush. E tani ju jeni miqët e mi dhe unë ju dua. Ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni për lirinë fetare. Uniteti dhe bashkëpunimi pa kompromis sjellë paqe. Paqja qoftë mbi ju dhe popullin e Kosovës” ka thënë majori Van Sloten.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.