Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka votat për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, le t’i votojë, raporton Front Online.
Nagavci i`u drejtua Gashit, se nëse LDK-ja i kanë votat, mund t’i qesin në votim marrëveshjet ndërkombëtare dhe le t’i votojnë.
“Ju keni qenë në mbledhje të Kryesisë bashkë me të tjerët, ku ju keni kërkuar që mos të merret opinioni i Qeverisë, për këto marrëveshje. Ju keni qenë ai që mos të trajtohen këto çështje. Ju keni qenë kundër këtyre marrëveshjeve. Sot si shef i GP të LDK-së qe e keni krijuar këtë qeveri jo-legjitime, urdhëroni votoni marrëveshjet dhe vazhdojmë tutje”, ka thënë Nagavci./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/?v=314968459669576