×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    LVV: Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, dorëzim i Kosovës para Serbisë

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se zotimi i Qeverisë Hoti se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përbënë precedent të rrezikshëm.

    Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli në një konferencë për media, ka thënë se kjo do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare

    “Gatishmëria e kësaj qeverie jo legjitime që me vullnetin e saj të plotë të suspendoj subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Në pikën e parafundit të letrës së nënshkruar kryeministri ilegal ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, ai ka nënshkruar pezullimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

    Ajo ka shtuar se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është jetik, për përforcimin dhe zgjerimin e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

    “Kjo pikë e zotimeve është tani një fusnotë e dytë, më e dëmshme se e para. Edhe pse heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, kjo nuk jep kurrfarë garancie se Serbia do të ndalë fushatën e saj për çnjohje të reja”, tha Pacolli.

    Deputetja tha se heqja dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare është dorëzim i Kosovës para Serbisë.

    “Kjo nuk duhet të shihet si sukses nga ana e Kosovës, përkundrazi Serbia ka arritur ta detyrojë Kosovën të heq dorë nga e drejta e saj legjitime për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kjo është dorëzim i Kosovës para Serbisë”, ka thënë Pacolli.

    Pacolli ka thënë se kryeministri Hoti nuk mund të vazhdoj më me takime e zotime që po krijojnë realitete të dëmshme për vendin.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/316400632791710/

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.