×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri lartëson marrëveshjen e Washingtonit dhe njohjen nga Izraeli

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Njeriu i dytë në LDK, Lutfi Haziri, ka fjalë të mira për Marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Washington. Ka thënë se është rikthyer roli amerikan në dialog, është bërë hapja e korridoreve ekonomike. E ka mirëpritur edhe njohjen nga Izraeli.

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka nisur të ndryshojë pak mendjen sa i përket punëve që po i bën Kryeministri Avdullah Hoti. Derisa më herët e ka kritikuar për menaxhimin e pandemisë dhe për dialogun me Serbinë, tash Haziri ka nisur të flasë fjalë të mira për Marrëveshjen e Washingtonit.

    Në një përgjigje për Gazetën Express, Haziri ka thënë se Marrëveshje është pozitivie në tri aspekte. Së pari, për shkak të rikthimit të amerikanëve në dialog. Së dyti, për shkak të hapjes së korridoreve ekonomike në rajon. Dhe, hapi tjetër pozitiv i Marrëveshjes është njohja nga Izraeli.

    “Rikthimi i fuqishëm i rolit amerikan në ndërmjetësimin dhe hapja e korridoreve ekonomike për rajonin. Njohja e Izraelit hap mundësi për Kosovën, po ashtu”, ka thënë Haziri, në një përgjigje të dielën për Express.

    PDK dhe Vetëvendosje kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Kanë pasur vërejtje sidomos në dy pikat e Marrëveshjes atë për Ujmanin dhe për Minishengenin.

    Kryeministri Avdullah Hoti e ka mbrojtur ujdinë e arritur me ndihmën e Donald Trump duke thënë se po shkohet drejt njohjes reciproke me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.