×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lufta” për pozitën e presidentit

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Ndonëse mandati i presidentit Hashim Thaçi pritet të zgjas edhe për një vit, tashmë veçse kanë filluar diskutimet për personin që do ta zë vendin e presidentit aktual.

    Deri më tani thuajse të gjitha subjektet politike kanë shprehur pretendimet e tyre për këtë post, teksa nga partnerët e koalicionit qeverisës është paralajmëruar edhe prishja e tij po për shkak të këtij pozicioni.

    LEXO EDHE: Shtatori i “nxehtë” në shumë fronte

    Në ndërkohë këto pretendime nga njohësit janë cilësuar si të hershme, pasi që për momentin Kosova e ka një president me mandat të rregullt.

    “Janë diskutime të parakohshme, mund të bëhen në mbledhitë e mbyllura sepse mund të llogariten opsionet, jo kështu publikisht, s`ka kuptim dhe nuk ka efekt, duhet të presim edhe disa javë apo muaj se çfarë do të ndodhë me Gjykatën Speciale. Tash është kjo e parakohshme”, ka thënë Shkelzen Maliqi për Front Online.

    Diskutimet për këtë temë të filluar në muajin gusht pritet të vazhdojë edhe në muajin shtator, teksa ajo çfarë dihet sigurt është se presidenti i vendit Hashim Thaçi, do të udhëheq edhe për të paktën 7 muaj në rast se Gjykata Speciale nuk e konfirmon aktakuzën e ngritur ndaj tij – deri më 24 tetor kur është edhe afati i fundit. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul. Në...
    Lajme12 Prill 2025
    Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si legjitime kërkesën e deputetes Duda Balje për krijimin e një komune...
    Lajme12 Prill 2025
    Analisti politik Azem Vllasi ka komentuar rolin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për efektet që do t`i ketë vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Duke përmendur një...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke mbajtur një fjalim në...
    Vip12 Prill 2025
    Fermeri i preferuari i publikut është Lim Hoti. Limi ka arritur të rrëmbejë votat e publikut, duke u shpallur kështu imun dhe...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor...
    Lajme12 Prill 2025
    Presidenti i Sierra Leones ka ndarë momentin e takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin. Ai u shpreh shumë entuziast për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.