×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatori i “nxehtë” në shumë fronte

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Takimi i 4 shtatorit, çështja e presidentit, intensiteti i ftesave nga Gjykata Speciale dhe numri i lartë i vdekjeve nga Coronavirusi, janë temat që do ta presin muajin shtator këtë vit, raporton Front Online.

    Fillimisht Kosova më 4 shtator do të ballafaqohet me Serbinë në një raund të ri të dialogut që do të zhvillohet në Uashington.

    Por situatën politike në vend përveç dialogut e ka trazuar edhe çështja e presidentit, teksa për të mos u mjaftuar me këto, ditëve të fundit Gjykata Speciale ka vazhduar të dërgojë ftesa të reja për ish-ushtarët e UCK-së.

    Në ndërkohë Kosova nuk i ka punët mirë as me pandeminë Covid-19.

    Ballafaqimi  i 4 shtatorit në Uashington, synim marrëveshja finale

    Më 4 shtator të këtij viti pritet që të vazhdojë dialogu me Serbinë në mes të palës kosovare dhe asaj serbe. Pavarësisht që është duke u përfolur që nga ky takim mund të ketë edhe njohje reciproke në mes të vendeve, sipas monitoruesve të këtij procesi pritjet nuk duhet të jenë të mëdha.

    Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, lidhur me takimin e 2 shtatorit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi,  ka thënë për Front Online që pritjet nuk duhet të jenë të mëdha.

    “Realisht tanimë pritjet nuk duhet që të jenë shumë të mëdha nga takimet për shkak që kemi pasur shumë ndryshime përgjatë trajektores së dialogut. Dihet dështimi i 27 qershorit, pastaj roli i BE-së më i fuqishëm në dialog dhe në një formë venitja e rolit të SHBA-së  pas 27 qershorit. Gjithsesi ky takim është mjaft i rëndësishëm për Kosovën pasi që dihet që SHBA-të janë superfuqi dhe në këtë rast dëshirojnë që të ri aktualizojnë rolin e tyre në dialog”, ka thënë Fetahu për Front Online.

    “Lufta” për pozitën e presidentit

    Ndonëse mandati i presidentit Hashim Thaçi pritet të zgjas edhe për një vit, tashmë veçse kanë filluar diskutimet për personin që do ta zë vendin e presidentit aktual.

    Deri më tani thuajse të gjitha subjektet politike kanë shprehur pretendimet e tyre për këtë post, teksa nga partnerët e koalicionit qeverisës është paralajmëruar edhe prishja e tij po për shkak të këtij pozicioni.

    Në ndërkohë këto pretendime nga njohësit janë cilësuar si të hershme, pasi që për momentin Kosova e ka një president me mandat të rregullt.

    “Janë diskutime të parakohshme, mund të bëhen në mbledhitë e mbyllura sepse mund të llogariten opsionet, jo kështu publikisht, s`ka kuptim dhe nuk ka efekt, duhet të presim edhe disa javë apo muaj se çfarë do të ndodhë me Gjykatën Speciale. Tash është kjo e parakohshme”, ka thënë Shkelzen Maliqi për Front Online.

    Diskutimet për këtë temë të filluar në muajin gusht pritet të vazhdojë edhe në muajin shtator, teksa ajo çfarë dihet sigurt është se presidenti i vendit Hashim Thaçi, do të udhëheq edhe për të paktën 7 muaj në rast se Gjykata Speciale nuk e konfirmon aktakuzën e ngritur ndaj tij – deri më 24 tetor kur është edhe afati i fundit.

    Specialja e lëshon dorën, shpeshtohen ftesat

    Vetëm në javën që po e lëmë pas fundit, pesë ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), kanë marrë ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton Front Online.

    Edhe pse për pak kohë nga Specialja nuk kishte shumë ftesa, në prag të muajit shtator, është rritur numri i tyre.

    Anëtarët e OVL-UÇK-së, janë shprehur se kjo Gjykatë është politike dhe etnik kundër shqiptarëve.

    Të paktën kështu ka deklaruar ditë më parë për Front Online, nënkryetari i kësaj organizate, NasimHaradinaj.

    Ai u shpreh i bindur se asnjëri prej bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndëshkohet nga Specialja.

    Pandemia e Coronavirusit, nuk dihet se çfarë sjell shtatori

    Kosova që nga marsi është duke u ballafaquar me pandeminë Covid-19.

    Edhe pse ditëve të fundit numri i rasteve të reja me Coronavirus ka shënuar ulje,  shifrat e përgjithshme të infektimeve dhe ato të vdekjeve nga ky virus, sipas infektologëve, janë shqetësuese.

    Në stinën e vjeshtës dhe në shtator është paralajmëruar që mund të ketë shtim të rasteve me Coronavirus. Kjo pasi që gjatë kësaj periudhe shfaqen edhe gripesezonale.

    Lidhur me këtë, mësimdhënësi i Infektologjisë, Ilir Tolaj, ka thënë për Front Online, që pavarësisht paralajmërimeve, nuk dihet nëse do të ketë shtim të rasteve apo jo gjatë kësaj periudhe.

    “Ndonjëherë dy virus në të njëjtët sezon mund të bashkëveprojnë dhe të japin probleme shumëfish më të mëdha. Ndonjëherë mund që ta konkurrojnë njëri-tjetrin dhe ta dobësojnë njëri tjetrin. Ajo çfarë është jashtëzakonisht e rëndësishme është që me shtimin e lagështisë së ajrit, bie shkalla e infektueshmërisë me Covid-19 dhe pres që kur të fillojnë të reshurat dhe të shtohet lagështia për një kohë kushtet për virusin nuk do të jenë siç është në kohën kur ajri është i thatë”, ka thënë ai./Front Online/

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.