×
  • Lajme
  • Lajme

    Loci: Rreth 50 të shtruar me COVID-19 në Spitalin e Pejës, numri në rritje paraqet shqetësim

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 paraqet shqetësim.

    Loci theksoi se vetëm të hënën kanë rezultuar nga kjo komunë, 12 raste pozitive me COVID-19.

    Sipas tij, për momentin në repartin e Infektives të Spitalit Rajonal të Pejës, janë shtruar rreth 50 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në QKUK janë shtruar dy pacientë.

    Siç tha Loci, në një bisedë që ka pasur me drejtorin e Spitalit Rajonal të Pejës gjendja nuk paraqitet aq alarmante siç është raportuar, përcjell Telegrafi.

    “Faktikisht mbrëmë kishim 12 raste me COVID-19, d.m.th nuk janë rastet e ditës së djeshme por i ditëve të kaluara që janë testuar. Nga ky numër do të thotë që numri në ditët në vazhdim po rritet dhe kjo paraqet një shqetësim tek ne. Nga kontaktet që i kam me drejtorin regjional të Pejës, gjendja nuk paraqitet ashtu siç është raportuar alarmante, nga informatat të cilat i disponojmë janë duke u trajtuar rreth 50 pacient në repartin Infektiv të Spitalit Regjional të Pejës, me një gjendje relativisht të mirë shëndetësore. Shumica prej tyre, në përjashtim të disa rasteve të cilat kërkojnë tretman më të madh mjekësor. Gjithashtu kemi të shtruar dhe dy pacientë në Klinikën Infektive në QKUK, të cilët janë duke marr trajtim në kujdesin intensiv pranë kësaj klinike”, ka thënë Loci.

    Ai po ashtu shprehu dhe një shqetësim sa i përket vonesës së nxjerrjes të rezultateve nga IKSHPK-ja, për qytetarët të cilët dyshohen se mund të jenë të infektuar me COVID-19.

    “Politikën e testimeve e bën IKSHPK-ja. Shqetësimi jonë mbetet tek rezultatet që dalin nga koha e testimit, deri tek nxjerrja e rezultatit. Kemi pesë ditë vonesë, dhe gjithë presioni dhe shqetësimi bie mbi ne, pasi qytetarët janë mësuar që rezultatet t’i marrin brenda ditës apo gjatë ditës së nesërme. Dhe kjo vonesë prej disa ditësh po krijon një shqetësim në opinion dhe tek qytetarët”, ka thënë ndër të tjera Petrit Loci.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka vdekur të dielën e 16 marsit. I biri i tij këtë javë erdhi në...
    Lajme16 Mars 2025
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Enver Hoxhaj është shprehur...
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçit. Ai, përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Lajme16 Mars 2025
    Një vilë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Brezovicë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësi për...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç. Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje...
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.