×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Unë kurrë nuk e kam bërë Vetëvendosjen hesap

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiza Lladrovci, ka thënë Qeveria Kurti e ka rrëzuar veten me shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

    “Unë kurrë nuk e kam bërë LVV-në hesap. Ju e dini kur është themeluar Qeveria Kurti unë kam bërë thirrje që ajo të votohet t’i jepet mundësia, t’i jepen 100 ditë, nëse ai din të shkojë përpara pse mos ta mbështesim”.

    “Ai nuk diti me shku përpara, vetëm 40 ditë nuk mundur të shkojë më përpara. Ish-kryeministri Kurti e ka rrëzuar veten. Nuk ka gjë më të mirë se sa të jesh artikulues i mirë dhe të kesh fjalor të pasur, por nëse nuk je menaxher në këto punë nuk mundesh me udhëheq”.

    “Kurti nuk ka ditë të bëjë mirë punën, për një njeri që nuk ka udhëhequr kurrë në asnjë institucion është e vështirë me udhëheq drejtpërdrejtë qeverinë, pra me qenë kryeministër”.

    “Sepse ta shkarkosh zëvendëskryetarin e një partie me të cilën ke koalicion pa pyetur liderin e asaj partie, pa i pyetur strukturat e asaj partie, nuk mundesh. Ai deshi me tregu më shumë poena tek qytetarët se unë jam Albin Kurti dhe i mëshoj sakicë gjithkujt. Por sakica iu nxu në hekër edhe iu thye. Hekri është LDK dhe Agim Veliu”.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.