×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë homazheve në Reçak, ka thënë se ngjarja e 15 janarit e vitit 1999 është dëshmia e terrorit që ka bërë Serbia në Kosovë.

    Ai ka thënë se 15 janari i vitit 1999 është një kthesë e madhe. Limaj shtoi se kjo ngjarje është fytyra e vërtetë e turpit të Serbisë.

    “Si çdo vit në janar vijmë për të nderuar dhe përkujtuar shumë burra djem tri e gra të cilët janë dëshmia e terrorit serb i cili nuk kurseu askënd për të arritur objektivat e veta kriminale. Janari në Reçak është një kthesë e madhe. Këta burra që vijmë i nderojmë e ka objektivin për ti përkujtuar se lirinë të cilët e gëzojmë është shumë me gjak e sakrificë. Lavdi secilit dëshmor që ka dhënë jetën për Kosovën”.

    “Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, njolla e cila përcjellë në ballin e Serbisë dhe derisa në Beograd vazhdon të mohohet gjenocidi është sinjal i mjaftueshëm për botën për të treguar se në serbi ata të cilët kanë masakruar vazhdojnë ta drejtojnë vendin e tyre. Ftoj gjeneratën e re të mos harrojë atë që ka ndodhur në Reçak”, tha Limaj.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Liga Premier ka dhënë paralajmërimin e qartë se kur do të mbahet seanca lidhur me 115 akuzat e Manchester Cityt. Në shkurt...
    Sport26 Prill 2024
    Drita ka reaguar në rrjetet sociale për incidentet e fundit ku janë përfshirë edhe udhëheqës e klubit, ndër ta, drejtori sportiv, Valon...
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga...
    Vip26 Prill 2024
    Moderatorja Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më seksi në botë e cila nuk ngurron të kënaqë ndjekësit e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.