×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj kujton bashkëluftetarët e tij të rënë në Epopenë e Rahovecit

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorët e rënë në Epopenë e Rahovecit.

    Limaj ka thënë se sot si cdo ditë tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetoj i lirë.

    “Kujtoj me krenari bashkëluftëtaret e mi të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë: Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

    Më tutje, ai shkruan se rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.

    Postimi i Limajt:
    Sot, si çdo vit tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetoj i lirë.

    Në 22 vjetorin e Epopesë së Rahovecit kujtoj me pietet të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë.Kujtoj me krenari bashkëluftëtaret e mi të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë: Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë në Betejën e Rahovecit, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta!

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. Sot, platforma “Liria ka emër” pritet të mbajë konferencë për media. Ngjarja fillon nga...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri për shkak të zjarrvënës. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00, ku...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Derisa Gjykata Komerciale aprovoi kërkesën për masë sigurie, respektivisht pezullim të vendimit të ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ferizaj po përballet me mungesë uji për shkak të temperaturave të larta. Kompania “Bifurkacioni” thotë se është detyruar të zbatojë reduktime, ndërsa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.