×
  • Lajme
  • Lajme

    Libri provokues për Kosovën, Haradinaj-Sublla: Është përtej skandalit diplomatik

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas fotografimit të librit provokues për Kosovën në zyret e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, duke thënë se është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim.

    “Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – takimi i Komisionerit për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi me Vuçiqin, me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane. Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar ajo, duke theksuar se duhet ta ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues se Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme.

    “Kosova e 17 Shkurtit nuk preket”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Përndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit me Avdullah Hotin është pritur nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në zyrën e këtij të fundit shihet një libër i vendosur mbi tavolinë i titulluar: “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” ( Trashëgimia e Krishterë e Kosovës dhe Metohisë)

    Ky fakt shquhet qartë në fotografinë që ka publikuar vetë zyrtari i Bashkimit Evropian në llogarinë e tij në “Twitter”.

    “Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Ekonomik. Komisioni Evropian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional”, ka shkruar Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.