×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizje të pakta ditën e Kurban Bajramit në sheshet e Prishtinës

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Sot kur në të gjithë botën besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit sheshet e Prishtinës nuk janë të mbushur me shumë njerëz. Një pamje jo e zakonshme për kryeqytetin që në festa ka më tepër lëvizje.

    Qytetarët që u panë paraditen në sheshin “Nënë Tereza” po respektonin rekomandimet dhe po mbanin maska.

    Arif Kabashi thotë se për shkak të masave që i ka ndërmarrë qeveria nuk po i ngjan në ditë feste Kurban Bajrami, por që sipas tij, këto masa kanë qenë të nevojshme duke e parë gjendjen e rënduar të të prekurve me COVID-19.

    Kabashit thotë se për sot nuk ka planifikuar të bëjnë ndonjë vizitë tek ndonjë familjarë, ndonëse vizitat janë simbol i kësaj feste.

    “Normal që nuk po ndihemi mirë… mirë është që janë ndaluar normal krahasuar me rrezikun. Jo nuk ka shenja të festës normale nuk ka asgjë për festë. Që është ndaluar është mirë, por është dashur me u parandalua më herët, nuk janë marra masat e nevojshme dhe të mjaftueshme, ka ardhur deri tek kjo sot jo për hir që është Bajram, por edhe po të mos ishte Bajram gjendja është shumë e keqe…Veç dal me ec çdo mëngjes.. nuk kam planifikuar dal me ec çdo mëngjes edhe sot dola”, tha ai.

    Për rreth 4 orë ka pritur për të shkuar në Podujevë pasi që ishte në punë, por për Hazir Sfishtën kjo festë po i duket ëndërr.

    “Kurrqysh, që tri-katër orë duke pritur nëpër stacion… Në shtëpi po shkoj…Njëherë sikur ëndërr jam”, thotë ai.

    Kujtojmë se për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, u ndalua falja e namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.