×
  • Lajme
  • Lajme

    “LDK e AAK po bëjnë akt tradhëtie për çështjen e Ujmanit”

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka kritikuar ashpër krerët e LDK dhe AAK duke e cilësuar veprimi skandaloz të Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj që Ujmani të shqyrtohet si çështje e pazgjidhur me Serbinë.Bytyçi tha se ky veprim i Hotit e Haradinajt është kundër kushtetues, “akt i qartë tradhtie ndaj karakterit unitar të shtetit të Kosovës”.Ai tha se PDK u akuzua nga të gjithë, për një dekadë sipas tij PDK iu kanë veshur gënjeshtra.

    E PDK tha se nuk ka nënshkruar kurr dokument që ka cenuar Kosovën dhe integritetin e sovranitetin e saj.Ky është postimi i tij i plotë në facebook:Partia Demokratike e Kosovës, është akuzuar për një kohë të gjatë nga LDK-ja, AAK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje për cenimin e tërësisë territoriale dhe kompromise në dëm të Kosovës

    Për një dekadë me radhë, shumë gënjeshtra ia kanë veshur PDK-së dhe lidershipit të saj për këtë.

    Mirëpo e vërteta e pa kontestueshme e faktike, është se PDK, kurrë nuk ka vendosur nënshkrim në ndonjë dokument në çfarëdo formati që ka cenuar Kosovën, integritetin dhe sovranitetin e saj.Veprimi skandaloz i Kryeministrit Hoti dhe z. Haradinaj që Ujmani të shqyrtohet si çështje e pazgjidhur me Serbinë, është kundër kushtetues, akt i qartë tradhtie ndaj karakterit unitar të shtetit të Kosovës.Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e PDK-se ka bërë dialog me Serbinë, por, ky dialog i ka sjellë mbi 100 njohje ndërkombëtare Kosovës, ka mundësuar formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe mbi të gjitha e ka fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar.Të gjitha temat që i ka mbyllur PDK-ja në emër të Kosovës, sot në nivelin teknik po ri-hapen nga LDK-ja dhe AAK-ja në dialogun e tyre teknik në Bruksel me Vuçiqin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.