×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Xhamia e Erdoganit në Prishtinë mesazh që Kosova është nën hijen e Turqisë, tjerat janë tregime të kota

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Analisti politik, Blerim Latifi, ka shkruar sot për debatin e ndezur rreth ndërtimit të Xhamisë së re në Prishtinë.

    Ai ka thënë se një objekt i tillë fetar po ndërtohet nga Erdogani për të treguar se Kosova është nën hijen e Turqisë.

    “… sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota”.S

    Sipas tij, ngjashëm kishte vepruar edhe Milosheviqi me ndërtimin e kishës ortodokse serbe në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi.

    “Kushdo që ka pak njohuri nga historia e civilizimeve e di se tempujt e mëdhenj fetarë më shumë ndërtohen për të dhënë mesazhe politike e dëshmi të pushtetit mbi një vend, se sa për t’u shërbyer nevojave të besimtarëve të thjeshtë. Që nga tempujt e Karnakut në Egjiptin e Lashtë e deri me sot kështu ka qenë. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as historia jonë. Nuk bën përjashtim as kjo historia e tempujve në qendër të Prishtinës.Milosheviqi e ngriti kishën ortodokse serbe m’u në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi. Pas luftës, Ibrahim Rugova e ngriti katedralën katolike për t’i thënë botës së Kosova është pjesë e Perëndimit. Sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota”, ka shkruar Latifi

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.