
Profesori universitar, Blerim Latifi, para dy ditësh ka reaguar ashpër ndaj katër zyrtarëve të Medresesë “Isa Beu” të Shkupit, të cilët përgjatë një udhëtimi drejt Prishtinës në makinën e tyre kishin dëgjuar muzikë serbe dhe kishin fyer komandantin e UÇK’së, Adem Jasharin.
Një nga katër zyrtarët në makinë kishte qenë edhe Qani Rexhep, vëllai i Sylejman Rexhepit, kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.
Një video e tillë ka nxitur reagime të shumta, derisa në rrjetet sociale është vendosur në qarkullim një video të një besimtari katolik i cili në mënyrë të vazhdueshme fyen Adem Jasharin.
Latifi në një reagim të dytë në profilin e tij zyrtar thotë se një video e tillë është vendosur dhe montuar nga ‘vehabistët’ të cilët po tentojnë të relativizojnë skandalin e zyrtarëve të medresesë “Isa Beu” të Shkupit.
Profesori universitar thotë se një video e tillë dhe mesazhi që jepet aty duket qartë që janë të paguara.