×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Lajmi për vdekjen e Kim Jong Un do jepet në fundjavë”, deklarata e ish zyrtarit koreano-verior

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Një ish-zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat e huaja se është 99% i sigurt se diktatori Kim Jong-un ka ndërruar jetë gjatë operacionit në zemër. Ji Seong-ho, tha se lajmin për vdekjen e tij me shumë mundësi mediat do ta japin këtë fundjavë.

    “Unë jam informuar se Kim vdiq fundjavën e kaluar. Nuk është 100 përqind e sigurt, por mund të them se jam i sigurtë 99%. Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit, me shumë mundësi do të zërë vendin e tij,”-tha Ji.

    Ji Seong-ho është një ish-zyrtar i Koresë së Veriut, i cili aktualisht jeton në Korenë e Jugut, ku punon për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me çfarë po ndodh në atdheun e tij. Gjatë arratisjes së tij, ai u plagos keq nga një tren, por arriti të shpëtojë.

    Zhdukja e liderit komunist të Koresë së Veriut Kim Jong Un prej datës 11 prill, është ende mister pavarësisht deklaratave të shumta që janë bërë për të. Deri më tani ekzistojnë dy pretendime kryesore që Kim ka vdekur dhe se Kim është zhdukur qëllimisht. Por dihet se Kim sëfundmi ka bërë një operim në zemër dhe se gjendja e tij shëndetësore mund të jetë kritike.

    Ndërkohë disa zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    E dashura e përfolur e Klodian Mihajt, Alice Maselli, ka “trazuar” rrjetin me një postim të fundit në TikTok. Bukuroshja italiane ka...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.