×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lajmi i mirë për Europën: Ja kur pritet të nisë vaksinimi ndaj Covid-19

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Bashkimi Europian ka njoftuar se vaksinimet e para anticovid për qytetarët europianë do të nisin në fund të këtij viti.

    Ky lajm vjen pasi është nënshkruar kontrata e gjashtë për blerjen e 160 milionë dozave nga kompania Moderna. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, këshillon vendet anëtare të fillojnë përgatitjet për zbatimin e planit të shpërndarjes së dozave.

    “Qytetarët e parë europianë kanë mundësi të vaksinohen përpara mbarimit të dhjetorit, pra më në fund ka dritë në fund të tunelit. Po, ashtu si kam thënë vaksinat janë të rëndësishme, por ajo çka vlen është vaksinimi. Vendet anëtare duhet të përgatiten, pasi ne jemi duke diskutuar për miliona shiringa, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe për një personel të stërvitur. Të gjitha këto duhen përgatitur”, tha Presidentja e KE-së.

    Kompania gjermane “Binder” është duke prodhuar frigoriferë të veçantë për ruajtjen në një temperaturë të caktuar të rreth 117 doza vaksinash.

    “Po e hap për një moment… e shikoni, nuk është ndryshe nga një frigorifer normal, përveç materialit të izolimit që është shumë më i trashë. Ja shikoni këtu nëse doni bëni krahasime. Këtu ka impiante ftohjeje, ftohës natyrorë, dhe nëse i hap tani do ta ndjeni sa ftohtë është brenda. Ekziston një diferencë prej 100 gradësh midis pjesës së brendshme të frigoriferit dhe pjesës së jashtme. Vaksinat ruhen në këto kuti”, u shpreh Peter Wimmer, zv. president i “Binder”.

    Një lajm i tillë shton shpresat dhe mundësitë e parandalimit të mëtejshëm të pandemisë së COVID-19 përgjatë vitit 2021.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.