×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bie Qeveria në Francë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Qeveria franceze e pakicës së Michel Barbier është rrëzuar mbrëmjen e sotme, pas një mocioni votëbesimi në Parlament.

    Sipas mediave të huaja, kjo është qeveria e parë që u rrëzua në një mënyrë të tillë që nga viti 1962 dhe qeveria më jetëshkurtër e Republikës së Pestë të Francës.

    Një total prej 331 deputetësh votuan në favor të mocionit të paraqitur nga aleanca e majtë NFP për rrëzimin e qeverisë, pra shumë vota më tepër se 288 të nevojshme për ta realizuar këtë.

    Barnier, një konservator veteran që ka mbajtur postin e kryeministrit për gati tre muaj, tani është i detyruar t’i paraqesë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron.

    Rezultati thellon krizën politike të Francës dhe shënon një goditje të rëndësishme për Bashkimin Evropian, në një kohë kur Gjermania është gjithashtu e zhytur në një fushatë zgjedhore parlamentare deri në shkurt dhe disa javë përpara se Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

    Votimi e hedh fuqinë e dytë më të madhe ekonomike të Bashkimit Evropian në trazira politike, pasi Franca rrezikon të hyjë në vitin 2025 pa qeveri apo buxhet. (A2 Televizion)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 80-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë në fshatin Shtoj i Vjetër...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmive, Policia zbuloi se në konfrontim ishin përfshirë në fakt 9 nxënës të shkollës. Pra,...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar i nderit i...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Visar Azemi do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka...
    Sport04 Dhjetor 2024
    Peja ka triumfuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 74:71, në një...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar i nderit i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Seanca e radhës në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në “Politiko” ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, me të cilët diskutuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.