×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lajm i keq, rritet numri i infeksioneve me COVID-19 në Gjermani

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Gjermania ka shënuar rritje të shkallës së riprodhimit të infeksioneve me COVID-19 mbi nivelin 1.

    Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani vlerësohet të jetë rritur mbi vlerën thelbësore të 1, duke arritur në 1.13, sipas qendrës së sëmundjes dhe kontrollit të vendit, Instituti Robert Koch, raporton Reuters

    Para ditës së shtunë, niveli i riprodhimit në Gjermani ishte nën 1, njoftoi instituti.

    Shkalla e riprodhimit i referohet sa personave çdo person i infektuar me koronavirus do të infektojë mesatarisht.

    Sfondi: Rritja e shkallës së riprodhimit tregon një rritje të infeksioneve në të gjithë Gjermaninë, disa ditë pasi kancelarja Angela Merkel njoftoi një lehtësim të masave të bllokimit.

    Të mërkurën e javës së kaluar, Merkel njoftoi një rihapje graduale të të gjitha dyqaneve dhe shkollave, si dhe rifillimin e ligës së futbollit Bundesliga, megjithëse nuk do të ketë spektatorë, transmeton lajmi.net.

    Instituti Robert Koch tha se ka ende një “shkallë të pasigurisë” me këto vlerësime, por rritja e shkallës së riprodhimit “e bën të domosdoshëm për të vëzhguar zhvillimin shumë ngushtë gjatë ditëve të ardhshme”.

    Gjermania ka raportuar më shumë se 171,000 raste të koronavirusit, duke përfshirë mbi 7.500 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.