×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Lajçaku: I gatshëm të fillojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbajtur një konferencë për media, pas takimeve të zhvilluar në vend me liderët partiak, raporton Front Online.

    “Unë e pranoj dhe e respektoj rolin e mediave për një shoqëri demokratike. Do të jem sa më transparent në proceset e ardhshme”, ka thënë ai

    Lajcaku përcjelli mesazhin se 27 vendet e BE-së janë të gatshëm që të ndërmjetësojnë për zgjidhjen e konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “27 vendet e BE e dërguan një sinjal të rëndësishëm për të më mandatuar mua për një proces të tillë. Jam i gatshëm që të fillojmë dialogun e ndërmjetësuar nga Be-ja dhe ti ndihmojë vendet që të arrijnë një marrëveshje që do të hetë si e pranueshme dhe në të mirë për vendet e rajonit dhe të BE-së”, ka thënë tutje Lajcak, raporton më tujte Front Online.

    Ndërmjetësuese i BE-së për dialogun ka thënë gjatë konferencës se politika në Kosovë do të jetë e bashkuar për dialogun me Serbinë.

    “Në takimet e mija kam theksuar që dialogu duhet të jetë i bashkuar me politikën. Biseduam edhe për hapat e ardhshëm dhe datat e procesit. Jam i kënaqur me gatishmërinë e bashkëbiseduesve të mi për dialogun”, ka thënë Lajcaku.

    Lajçak theksoi se shpreson që dialogu do të fillojë së shpejti.

    “Pres që dialogu të fillojë së shpejti dhe për këtë do të flas edhe në javën e ardhshme me presidentin Vuçiq, në takimin që do ta kem në Beograd”, ka thënë ai.

    Lajcak ka theksuar se nga Kosova po largohet me sigurinë që vendi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut.

    Po largohem nga Kosova me bindjen që kjo do të ndodh. Kosova është pjesë e Evropës. Sukseset tuaja janë edhe tonat, ashtu siç edhe problemet tuaj janë tonat”, ja thënë ai. /FrontOnline/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1631609973661274/

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Gusht 2025
    Kosova ka hequr tarifën prej 10 për qind për mallrat me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së djeshme,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kandidati i VV’së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka publikuar listën e kanddiatëve për asamblenë komunale atje. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kur Qeveria e Kosovës premtoi, para më shumë se katër vjetësh, se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të mbyllej dhe se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Disa vatrat zjarrit vijojnë të jenë ende aktive në Gramsh dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre të plotë. Ndërsa në...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, është shprehur i shqetësuar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Luftiu...
    Kronika14 Gusht 2025
    Katër persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë gjatë ditëve të fundit. Rasti i parë është në Nashec të Prizrenit, ku...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme...
    Sport14 Gusht 2025
    Lojtarët e Chelseat kanë vendosur të bëjnë diçka të bukur sipas gazetarit të “The Athletic”, Adam Crafton. Pasi triumfuan në Kupën e...
    Kronika14 Gusht 2025
    Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dje rreth orës 01:45. Policia tha se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.