×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lajçak theu protokollin”, BE shpjegon pse ai ishte ulur krah Vuçiqit

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Uljen e Miroslav Lajçakut krah Vuçiqit dhe përballë Hotit në takimin e 16 korrikut në Bruksel nga BE po e ndërlidhin me situatën e pandemisë. Nga atje thonë se ulëset janë po ato, por vetëm janë rregulluar në atë formë për të krijuar një ambient të sigurt takimi. Por njohësit e protokollit po thonë se Lajçak ka thyer rregullat dhe se pandemia nuk është arsyetim për uljen krah Vuçiqit.

    Pavarësisht se është ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ishte ulur krah Aleksander Vuçiqit në takimin e 16 korrikut në Bruksel. Ngjitur me emisarin sllovak ishte ulur edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

    Për kryeministrin e Kosovës ishte rezervuar një ulëse në anën e kundër të tavolinës. Në fotografi, Avdullah Hoti shihet i vetëm përballë presidentit të Serbisë dhe emisarit Special të BE’së.

    Por pse ishte zgjedhur një mënyrë e tillë e uljes në tryezën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe pse Miroslav Lajçak ishte ulur krahë Aleksander Vuçiqit dhe pse ishte lënë vetëm Avdullah Hoti?

    Për këtë çështje Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian.

    Zëdhënësja e BE’së, Nabila Massarali, thotë se caktimi i ulëseve është i njëjtë sikurse në të gjitha takimet paraprake, por thotë se janë bërë lëvizje për shkak të kufizimeve si pasojë e COVID-19 për të siguruar një ambient të sigurt të takimit.

    “Caktimi i ulëseve është i njëjte sikurse në të gjithë takimet paraprake për dialogun, pro vetëm janë rregulluar për shkak të kufizimeve nga COVID-19 në mënyrë që të sigurohet në ambient i sigurt për takimin”, ka thënë Massarali për Gazetën Express.

    Por, profesori i protokollit, Tomor Avdia, po thotë se mënyra se si ishte ulur Miroslav Lajçak përbën shkelje. Në një përgjigje për Express Avdia shpjegon se sipas protokollit Lajçak duhet të ulet në anën e djathtë të Borellit dhe në vijë të drejtë me të, por jo të dalë në pjesën e delegacionit të Serbisë.

    “Është një vendosje e gabuar, me një përparësi të lehtë për palën tjetër. Kjo përbën shkelje, është një lloj shkelje, palët që ndërmjetësojnë, nuk ulen në krahun e atij që është palë në tavolinë”, ka shpjeguar profesori i protokollit.

    Ai thotë se për të mos krijuar përparësi për asnjërën palë atëherë tavolina do të duhej të ishte e rrumbullakët.

    Avdia thotë se pa dashur që të futet në interpretim politik, Borell do të duhej të ishte shumë i kujdesshëm rreth organizimit të atij takimit duke ofruar qasje të barabartë për të dy palët.

    “Kur ndërmjetësuesi ka dy palë, duhet të jetë i kujdesshëm që të ketë rregulla të barabarta për të dy palët. Është thyerje procedurale dhe protokollare”, potencon ai.

    Derisa thotë se pandemia nuk është arsyetim për një mënyrë të tillë të organizimit të takimit, pasi që ka mundur të vendoset një tavolinë tjetër e cila do të krijonte hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët.

    E njohësi i zhvillimeve politike dhe studiuesi i mediave, Abit Hoxha, ka thënë se duhet t’i dërgohet një notë proteste Bashkimit Evropian për mos trajtim barabartë të dy palëve në negociata.

    “Përfaqësuesi Special është ulur në anën e Vuçiqit, ndërsa Borelli ulet në krye të tavolinës, dhe Hoti ulet thuajse për një intervistë për punë në anën e kundërt të tavolinës”, ka thënë Hoxha për T7.

    Ai thotë se një gjë e tillë do të duhej të ishte e papranueshme për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

    Lidhur me këtë takim të Hotit në Bruksel është komentuar shumë edhe fakti pse kreu i Qeverisë kosovare i ka folur serbisht Vuçiqit.

    Këshilltari i Hotit, Visar Berisha, iu është përgjigjur këtyre zërave se Hoti atje nuk ka shkuar për spektaktël por për një paraqitje normale.

    “Kacagjelosje për spektakël, jo faleminderit! Takimi i Brukselit ishte përfaqësim i parimeve te forta nga një kryeministri normal. Qe as nuk nxehet e as nuk ftofet nga përballjet informale korridoreve, te ndikuara nga prozhektoret e aparateve fotografike”, ka shkruar Berisha.

    Një ngjarje tjetër në Bruksel e cila gjithashtu ka nxitur reagime në Kosovë, është edhe një fotografi e shkrepur në misionin e Serbisë në BE e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, me presidentin Serb, Aleksander Vuçiq. Në prapavinë e asaj fotografie shihet një libër me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

    Këshilltarja e Varhelyi, Maja Kocijancic, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se fotografia nuk është bërë në zyrën e Komisionerit për Zgjerim dhe se ka qenë Aleksander Vuçiq ai që ka organizuar pritjen.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.