×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri tregon se cilës parti politike do i bashkohet

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Ish-deputeti Labinot Tahiri ka thënë se planifikon që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se synon t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje ose Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Kur jam zgjedhur deputet kam qenë në listën e LDK-së me AKR-në dhe në këto ditë jam normalisht në bisedime për të qenë sërish në listë. Realisht dëshiroj të inkuadrohem aty ku idetë e mia mund të implementohen”.

    “Në VV është 70% e rinisë duke u anëtarësuar aty dhe mendoj se gjithçka shkon me të ri. Ose në VV ose LDK – këto janë dy parti që mund të inkuadrohem. Kam pasur oferta dhe besoj që këto ditë mund të vendoset”.

    “Qytetarët gjithsesi duan që unë të jem në VV; mirëpo mbetet të shihet në ditët në vijim. Me Rexhep Selimin kam pasur kontakt, por ai tani gjendet në Hagë”.

    “Në LDK realisht kam miq më shumë që janë deputetë – kemi kontakte të vazhdueshme. Mendoj se politikat janë të ndryshme nëpër parti, por nuk jam një person që mund të kufizohem”.

    “Mendoj se më takon të jem në atë parti sepse kam qenë në atë subjekt që më ka bërë deputet. Por, në atë kohë Behgjet Pacolli i AKR-së i patë ndarë rrugët me Isa Mustafën e LDK-së”.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2023
    Manastiri i Deçanit i ka quajtur dezinformata raportimet se janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës, ku të dielën u futën 30...
    Lajme25 Shtator 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u...
    Lajme25 Shtator 2023
    Duke folur për sulmet vrastare dhe terroriste të djeshme në fshatin Banjskë të Zveçanit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian tha se BE “dënon...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pjestarët e Policisë së Kosovës dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga...
    Lajme25 Shtator 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim Bunjakun hero të Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij. Osmani,...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Policia malazeze ka arrestuar një shtetas serb të kërkuar nga Kosova për krime lufte “Zyrtarët e Sektorit Kundër Krimit, duke kryer një...
    Lajme25 Shtator 2023
    Ka nisur mbledhja komemorative në nderim të rreshterit që u vra dje në Veri, Afrim Bunjaku. Në këtë mbledhje po marrin pjesë...
    Lajme25 Shtator 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është deklaruar për medie pas takimit që ka zhvilluar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel...
    Lajme25 Shtator 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani si dhe ai i Brendshëm, Taulant Balla kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të marrë pjesë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.