×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ky është tuneli dezinfektues nëpër të cilin duhet të futen ata që e vizitojnë Putinin

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Sipas televizionit shtetëror rus, presidenti Vladimir Putin mbrohet nga koronavirusi përmes një tuneli të veçantë dezinfektues, nëpër të cilin duhet të kalojnë të gjithë personat që e vizitojnë rezidencën e tij.

    Ky tunel, i prodhuar nga një kompani ruse, është vendosur në rezidencën zyrtare të Putinit, Novo-Ogaryovo, e cila ndodhet afër Moskës dhe ku kreu i shtetit rus i pret mysafirët, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

    Në një video të publikuar nga RIA shihet se si njerëzit me maska kalojnë nëpër tunel dhe spërkaten me sprej nga pjesa e sipërme e tunelit dhe anash tij.

    Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, kishte deklaruar në prill se të gjithë personat që takohen me presidentin rus testohen për koronavirus. Një muaj më vonë, vetë Peskov u infektua me virusin e ri.

    Rusia i ka regjistruar më shumë se 500,000 raste të personave të prekur nga Covid-19 dhe e zë vendin e tretë në botë në këtë aspekt, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

    Sidoqoftë, numri i viktimave prej 7,284 personave është shumë më i vogël se shifrat e shënuara në vendet kryesore evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara. Kritikët dyshojnë se kjo shifër nuk është e saktë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, duke miratuar një vendim që mundëson rikthimin...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se pas shkëputjes së një pjese masive nga një akullnajë në Alpet Zvicerane, një fshat i tërë malor...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Policia në pikën kufitare të Kakavijës ka sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Operacioni...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se  Berlini mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.