×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është propozimi i PDK-së për ata që kanë deri në 10 mijë euro kursime në Trust

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media, ka thënë se situata ekonomike në vend është duke u vështirësuar si rezultat i pandemisë COVID-19.Hamza ka thënë se është vonuar procedimi dhe aprovimi i buxhetit për këtë vit.“PDK ka treguar dhe dëshmuar se e kemi vendosur interesin e shtetit dhe qytetarëve mbi interesat politike, e kemi aprovuar vendimin për zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjeve buxhetore, e kemi përkrah dhe votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare si dhe kemi votuar rishikimin e buxhetit pa asnjë kusht”, ka thënë Hamza.

    Hamza ka thënë se tash jemi në një situatë ku po flasim për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke thënë se nuk dëshirojnë të bëjnë pengesa në këtë drejtim.“Na po kërkojmë, opozita po kërkon që të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën për vendin. Ligji që ka ardhur në Kuvend nga Qeveria nuk është adekuat, nuk ka substancë, nuk është i duhuri që i përkrah bizneset dhe kategoritë që kanë nevojë për përkrahje”, ka thënë Hamza.

    Ai ka thënë se bizneset duhet të përkrahen me grante, kjo nënkupton përkrahje financiare pa pas nevojë bizneset me i kthy paret.

    “Po i referona bizneseve të vogla, zanatlinjve, gastronomisë dhe ndërmarrjeve që merren me eksporte dhe atyre prodhuese e sidomos atyre bizneseve që janë goditur më së shumti nga pandemia”, u shpreh Hamza.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, më tej ka folur edhe për fondin e kursimeve pensionale-Trustin.Hamza ka thënë se janë të interesuar që të hapet mundësia që një pjesë e këtyre fondeve të investohen në ekonominë e Kosovës, me garanci që kontributdhënësit mos me qenë të shqetësuar për sigurinë e këtyre mjeteve, transmeton Telegrafi.

    “Nuk jemi si PDK tu e pengu që njerëzit mos mi marr paratë e Trustit, na po duam diçka përtej kësaj. Sepse është diskutuar ndryshe, kurse tash jemi në një situatë që njerëzve ju kanë rrit pritjet. Propozimi i jonë është që të gjithë ata kontributpagues që i kanë deri në 10 mijë euro (i bie që ata kanë të drejtë mi tërheq 1 mijë euro) të rimbursohen tu kthehen pagesat që kur të dalin në pension ti kenë prapë këto pra. Ky rimbursim të bëhet brenda 5 viteve”, ka thënë Hamza.

    Ai ka shtuar se janë të gatshëm me u ul me diskutuar dhe mi prezantua propozimet e tyre që sipas tij janë shumë racionale, duke mos e cenuar stabilitetin makrofiskal dhe aspektin financiar të shtetit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.