Kuvendi i Kosovës ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare që do t’i sjellin Kosovës dhjetëra miliona euro investime në fusha të ndryshme të projekteve.
Projekti më i rëndësishëm që u miratua sot është ai për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan.
Partia Demokratike e Kosovës, edhe pse në opozitë, kanë votuar pro marrëveshjes që i sjell Gjilanit miliona euro investime.
Pas disa seancave që kishin bllokuar këto marrëveshje, sot edhe deputetët e Vetëvendosjes miratuan marrëveshjet ndërkombëtare.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/300669577651396/