×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën voton Qeverinë

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Kreu i LSDM-së, njëherë edhe mandatar për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, prioritet e së cilës siç paralajmëroi ai, do të jenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pastrimi i gjyqësorit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, ambienti jetësor, marrëdhëniet fqinjësore dhe anëtarësimi në BE. Pret që Qeveria e re nga java e ardhshme të nis me punë për, siç theksoi, evropianizimin e vendit.

    Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t’iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në Kuvend dhe presim që propozimet të marrin shumicën e nevojshme, pas çka nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe qytetarët do ta kenë Qeverinë e re, të përkushtuar në realizimin e programit”-tha Zoran Zaev, mandatar për kryeministër.

    Seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re është caktuar për të shtunën kurse debati në Kuvend mund të zgjasë më së shumti dy ditë. Partnerët e koalicionit qeveritar, LSDM dhe koalicioni “Mundemi”, BDI-ja dhe PDSH-ja janë marrë vesh që Qeverinë e re ta udhëheqë Zaev për mandat prej 4 vitesh, ndërsa në 100 e fundit kreun e ekzekutivit ta propozojë BDI-ja. Për dallim nga Qeveria e mëparshme me 26 ministra, Qeveria e re do të ketë 19 ministra. 11 ministra do të ketë LSDM-ja, 6 BDI-ja dhe nga 1 ministër do të kenë Lëvizja Besa dhe Partia liberal-demokrate. Mandatari, Zaev tha poashtu se partnerët e koalicionit janë marrë vesh tashmë për rreth 90% të zëvendës-ministrave të ardhshëm.

    Deputetët-ministra të ardhshëm tashmë kanë dhanë dorëheqje nga funksioni i tyre në legjislativ dhe vendin e tyre e zunë deputetë të tjerë nga listat e kandidatëve në zgjedhje.

    Sipas dispozitave ligjore, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, Qeverinë e zgjedh Kuvendi me votën e shumicës së deputetëve në Kuvend. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, BDI dhe PDSH gjithsej kanë 62 deputetë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    CEO i Tesla-s është shfaqur me mavijosje të dukshme rreth njërit prej syve të tij në konferencën e lamtumirës. Dhe ai ka...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Të tjera
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    Vip31 Maj 2025
    Pas zërave të shumtë për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Agneta Emsha, janë...
    Sport31 Maj 2025
    FC Barcelona ka vënë në lëvizje makinerinë e saj të planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të përforcojë repartin ofensiv me...
    Sport31 Maj 2025
    Sot, më 31 maj 2025, në orën 16:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e ndeshjes së barazhit për...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    Lajme31 Maj 2025
    Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbesin pa ujë pesë lagje të Prishtinës për shkak të disa punimeve. Nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.