×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2021 pa votat e opozitës

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme e kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2021, si dhe vlerësimet e hershme për vitet 20202-2023, vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunale, vendimin për formimin e Komisionit vlerësues të ofertave, vendimin për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, të datës 30.05.2019, vendimin për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2021.

    Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për ndarjen e bursave për studentë të dalluar për vitin akademik 2019/2020, vendimin për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave, kërkesën e Këshillit të fshatit Zhegër për emërtimin e sheshit të fshatit me emrin “Qahil Agush Agushi” si dhe u informua për fillimin e vitit të ri shkollor në kushtet e pandemisë.

    Në të vërtetë, për të qenë sa më efikas në punë, Kuvendi u pajtua për ndarjen e rendit të ditës në dy seanca. Kështu, me propozimin opozitës (PDK e LVV) dhe dakordimin edhe të subjekteve tjera, raporti i kryetarit si dhe raporti i auditorit u shtynë për seancën e ditës së enjte.

    Sa i përket projekt-buxhetit për vitin 2021, Bujar Nevzadi tha se PDK do të votojë kundër këtij projekt-buxheti, që ai e ka quajtur të mbijetesës, sepse nuk ka asgjë për zhvillim ekonomik dhe as nuk i plotëson pritjet e qytetarëve në arsim, shëndetësi, biznes dhe sektorë të tjerë.

    Edhe Nevzad Isufi (LVV) tha se projekt-buxheti nuk ka ndonjë ndryshim nga viti paraprak, ndërsa gjendja në praktikë dhe terren ka ndryshuar.

    Ndërkaq, Shemsedin Elezi tha se grupi i këshilltarëve të LDK-së i jep përkrahje projekt-buxhetit, i cili sipas tij, është real dhe i merr parasysh prioritetet, sikurse edhe Arta Nuhiu (AAK) e cila tha se konsideron që buxheti është i planifikuar mirë.

    Me 15 vota për dhe 10 kundër të opozitës (LVV-PDK), Kuvendi e miratoi projekt-buxhetin për vitin 202,1 si dhe vlerësimet e hershme 2022-2023.

    Sa i përket ndarjes së bursave për studentë të dalluar për vitin akademik 2019/2020, Gentrit Murseli kërkoi që formulimi ‘bursë për studentë të dalluar’ të zëvendësohet me ‘bursë për studentët e Gjilanit’, sepse po krijon probleme te kategorizimi dhe kjo u pranua nga Kuvendi, pas një konsultimi ndërmjet grupimeve politike.

    Gjatë debatit pati edhe polemika, reagime e mospajtime ndërmjet opozitës dhe pozitës, gjë që e detyroi kryesuesen e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini të kërkojë nga këshilltarët komunalë që të ruajnë respektin e ndërsjellë, ndërsa përgjegjësinë e tyre në vendimmarrje ta përdorin për të ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    Në shenjë mospajtimi, këshilltarët e LVV-së, gjatë pauzës mbajtën një konferencë për media dhe nuk u kthyen më në vazhdimin e seancës.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Deputetja Mimoza Kusari–Lila tha se Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional. Kusari – Lila në postimin e saj në rrjetins social,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Kosovë ka mbërritur ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas...
    Lajme01 Qershor 2025
    Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka kujtuar kampanjën e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dikur për blerjen...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq. Kjo vulë...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Pas aksidentit në vendin e punës të një shtetasi të huaj 47-vjeç, ditën e djeshme në Tiranë, policia ka vënë në pranga...
    Lajme01 Qershor 2025
    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Lëvizja studentore në Serbi ka shpallur një protestë masive për sot, me titullin “Ngritja e Serbisë”, e cila do të mbahet në...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta heqin statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për afganët, gjë që nënkupton se mijëra...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:10 në aksin rrugor Korçë–Bilisht, afër fshatit Bitinckë, ku si pasojë ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.