×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë tre kandidatët që synojnë postin e Rektorit të UP-së?

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Sot me fillim nga ora 10 do të nisë intervistimi nga Këshilli Drejtues i UP-së, për tre kandidatët që synojnë postin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,për një mandat katër vjeçar.

    Bëhet fjalë për Naser Sahiti, Faton Berisha dhe Blerim Rexha.

    Çfarë pune paraprakisht ka bërë secili prej tyre, çfarë pozite kanë mbajtur para se të synojnë për të parin e UP-së?

    Naser Sahiti, ish prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, por kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prorektorit në vitin 2018 për shkak të mospajtimeve me rektorin Marjan Dema.

    Sahiti aktualisht është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike dhe ligjëron në Departamentin e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtrishme.

    Ndërsa Faton Berisha është kandidati tjetër në mesin e dy të tjerëve që synon të bëhet Rektor i UP-së.

    Berisha aktualisht ka pozitën e prorektorit për kërkime shkencore dhe është profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në departamentin e Matematikës.

    Berisha për disa vite ka qenë udhëheqës i Kosovës në olimpiadat ndërkombëtare të matematikës si dhe viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë anëtar i Këshillit Qendror të Studimeve Shkencore.

    E kandidati tjetër që përmbyll listën e 3 personave që janë përzgjedhur nga komisioni për në garën e ngusht për Rektor të UP-së, është Blerim Rexha.

    Ai ka qenë drejtor i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, i zgjedhur në vitin 2015, ndërsa paraprakisht kishte mbajtur pozitën e Kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,si dhe më parë ishte pjesë e strukturave të PDK-së.

    Ndryshe Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për rektor të këtij Universiteti më 10 korrik dhe ishte mbyllur më 24 korrik, shkruan Indeksonline.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.