Kryeredaktori i portalit “Front Online” Lavdim Hamidi ka thënë se Prokuroria do të duhej të niste hetimet që sot sa i përket shtrenjtimit të rrymës.
Si arsye për këtë përmendi Selman Hotin dhe Izet Rushitin, anëtarë këta të Bordit të ZRRE-së, që para se të vinin në këtë pozitë ishin menaxherë të KEDS-it dhe aktualisht janë pronarë biznesesh. Kjo kategori nuk u prek nga bllok-tarifat.
“Si u bë që në ZRRE janë dy anëtarë të bordit që më herët kanë punuar në KEDS. Fjala është për Selman Hotin dhe Izet Rushitin. Të dy kanë biznese private. Bëjnë tregti me energji elektrike. Selman Hoti është aksionar në biznesin Electra. E Izet Rushi është anëtar i biznesit “Promotion”. Të njëjtin e favorizuan KEDS-in dhe veten, bizneset e tyre. Këta anëtarë të bordit duhet t`i hetojë Prokuroria se si arritën ta favorizojnë KEDS dhe bizneset e të dëmtojnë kategoritë tjera të konsumatorëve”, u shpreh Hamidi në emisionin “Context” të ATV-së.